Kurti dhe Bislimi sot mbajnë konferencë për medie
18 shtator 2023
| 08:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, sot do të mbajnë konferencë për medie.
Zyra e kryeministrit nuk e ka dhënë arsyen e kësaj konference e cila fillon në orën 10:30 dhe mbahet në ndërtesën e qeverisë.
Kjo është konferenca e parë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të mbajtur enjten në Bruksel, takim i cili përfundoi pa ndonjë sukses
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel deklaroi se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.
Ai ka thënë se në takim ka qenë i vetmi që ka hedhur një propozim konkret në tavolinë.