Kurti dhe Borrelli nuk pajtohen për Asociacionin
Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, nuk është pajtuar sot me përfaqësuesin e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel, Kurti ka thënë se Asociacioni i shkon për shtati vetëm Beogradit, ndërsa kryediplomati evropian ka thënë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet.
“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dy të tretat e tyre s’janë implementuar nga Serbia, por gjithmonë Beogradi zyrtar dëshiron ta përmendë një marrëveshje që më duhet ta them s’e ka kaluar testin e Gjykatës sonë Kushtetuese. Më kujtohet më 2015, kur në vendimin e saj asnjë serb i Kosovës nuk protestoi, por vetëm Beogradi. Besoj se është koha që të ketë dialog, ku populli, qytetarët, janë përfituesit e jo politikanët. Prandaj na duhet karakter demokratik i dialogut. Që njerëzit të fitojnë. E ritheksoj se në fund të dhjetorit të 2015, serbët nuk u brengosën fort për vendimin e Kushtueses, por ishte Beogradi që po vajtonte për atë që ka ndodhur”, ka thënë Kurti.
Me qëndrimin e Kurti nuk është pajtuar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Pajtohem që Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) vendosi pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Por, kjo (marrëveshje) u arrit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive dhe në kuadër të dialogut. Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Borrell.