Kurti dhe Bulliqi pinë bashkë kafen e mëngjesit në Llap

11 shkurt 2021 | 12:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ditën e sotme të fushatës e ka nisur në Podujevë, aty ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi, e kanë pirë kafen e mëngjesit.

Me këtë rast, Bulliqi ka thënë se e diela e kësaj jave është vendimtare për t’i ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur me vendin për 20 vjet.

“Kafen e mëngjesit sot e pimë bashkë me kryeministrin Kurti, kandidatët për deputetë dhe aktivistët e Lëvizjes. Podujeva kishte fatin e mirë ta sjell e para ndryshimin, tash është radha për krejt Kosovën”.

“E diela e kësaj jave është vendimtare, kemi shansin historik për të ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur për 20 vjet e për t’i dhënë kahje të re shtetit me një mendësi të re qeverisëse vendit tonë. Krejt dhe drejt për ndryshimin e domosdoshëm!”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa kanë ngelur edhe pak ditë nga dita e të…