Kurti dhe drejtoresha e NDI-së diskutojnë për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Soderbergut dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.
“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë. Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe drejtores Soderberg. Ata diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.