Kurti dhe Elbert Krasniqi shkojnë në Estoni

06 shtator 2023 | 08:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ceremonia hapëse fillon prej orës 8:00.

Gjatë ditës kryeministri Kurti, po ashtu, do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi natyror kanë…