
Kurti dhe familjarët bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
05 nëntor 2019
| 10:42
Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të LV-së, të vihen para drejtësisë.
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte.
Kurse, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu ka falënderuar të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.