Kurti dhe Gashi: Lufta për parandalimin e koronavirusit është e të gjithëve

15 prill 2020 | 14:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi kanë takuar sot kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi.

I pari i Obiliqit  e ka njoftuar Kurtin lidhur me situatën aktuale dhe masat që ka ndërmarrë kjo komunë në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoi se për fat të mirë deri me tani ky qytet nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

Po ashtu, Gashi , i cili është edhe u.d i kryetarit i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kërkuare që për të gjithë hapat që qeveria do të ndërmarrë në vazhdimësi të jenë në koordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij.

Gashi me kërkesë të kryetarëve të komunave, ka adresuar tek kryeministri Kurti që të rishikoj vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikojë mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve.

Në anën tjetër, Kurti ka falënderuar Gashin për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e tij në këtë situatë emergjente duke theksuar se fal punës dhe përkushtimin të shtabit emergjent të Obiliqit janë edhe tregues i gjendjes së qetë dhe stabile në Komunën e Obiliqit si dhe sigurojë Kryetarin Bashi që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror do të jetë në çdo hap që do ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Në fund të takimit, të dy palët janë akorduar se lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve pa dallim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…