Kurti dhe Gërvalla lëshojnë sallën, ndërpritet debati për politikën e jashtme
12 prill 2022
| 16:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla nga seanca, për një takim që ajo e kishte në agjendë.
Për largimin e saj ka reaguar Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast, edhe kanë vendosur ta lëshojnë sallën e Kuvendit.
Konjufca ka thënë se “më nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën”.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, gjatë debatit për politikën e jashtme kanë lavdëruar punën e tyre, derisa opozita është shfaqur mjaftë kritike.