Kurti dhe Gërvalla mbajnë konferencë të përbashkët për medie

20 qershor 2023 | 13:51

Zyra kryeministrit përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se sot (e martë) në 15:30 do të mbahet një konferencë për medie nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në këtë njoftim nuk është bërë me dije arsyeja e kësaj konference.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mbajnë konferencë për media”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kjo konferencë mbahet në kohën e ngjarjeve në veri, rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia dhe bllokimit të rrugëve në Serbi në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Merdare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) këtë vit krahas Përfaqësueses…