Kurti dhe Hykolli diskutojnë për avancimin e të drejtave të punëtorëve
08 nëntor 2022
| 14:12
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Në kuadër të komunikimit të rregullt, kryeministri Kurti dhe Hykolli në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.