Kurti dhe Krasniqi flasin për filozofi në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një debat filozofik me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin.
Krasniqi i ka thënë Kurtit se është i lumtur “që kanë evoluar”, por atij Kurti ia ka kthyer se “kurrë s’kanë qenë populistë”, duke e akuzuar opozitën për populizëm.
Debati lindi pasi që Krasniqi i ka thënë Kurtit se “nuk është demokraci kur besoni se popullit nuk duhet të pyetet”, referuar deklaratës së mëhershme të kryeministri i cili tha se “populli s’ëshë ekspert”.
“Unë thash populli nuk është ekspert, por thash se është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti ka thënë se “populli s’është njësi organike”, e as “homogjen”, teksa e ka cituar edhe ekonomistin John Maynard Keynes.
“Mirë që e cituat Keynes, sepse më herët e keni pasur dikë tjetër në shkollën e Lëvizjes Vetëvendosje, Leninin”, ka thënë Memli Krasniqi.
Debati filozofik në mes të Krasniqit dhe Kurtit ishte edhe për ordoksinë si koncept ekonomik.
“Kurti e ka fjalën për aspektin ideologjik, jo për religjion se mund të keqkuptohet”, ka thënë Hekuran Murati, ministri i Financave.