Kurti dhe Musliu bisedojnë për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë nga Serbia
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit.
Në takim është biseduar për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë.
Kryeministri Kurti ka njoftuar nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ka rënë rreshteri i policisë, tash hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“U dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.