Kurti dhe Mustafa do t’i vazhdojnë bisedimet pas pauzës
02 dhjetor 2019
| 15:29
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë ndërprerë takimin për të shkuar në pauzë.
Kurti ka bërë me dije se bisedimet do të vazhdojnë pas pauzës.
“Nuk kemi se çfarë të deklarojmë, bisedimet vazhdojnë kemi një pauzë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Mustafa ka thënë se pauza do të zgjasë rreth 30-40 minuta.