Kurti dhe Nagavci sot mbajnë konferencë për media
17 shtator 2021
| 09:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për media bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavcin.
Konferenca do të mbahet në orën 13:00, në ndërtesën e qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Për arsyen e konferencës, nga zyra e kryeministrit nuk kanë dhënë detaje nëse ka të bëjë me shtyrjen e mësimit.
Ndryshe, Nagavci ka njoftuar ditë më parë se procesi mësimor në vend do të shtyhet deri më 26 shtator.