Kurti dhe Osmani priten me picë në Obiliq
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë vizituar qytetin e Obiliqit.
Ata u pritën nga një numër i madh i qytetarëve, njëri prej të cilëve i shërbeu me picë Kurtin dhe Osmanin.
Kurti ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë persona për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ne do të bëjmë referendum gjithë popullor. Para 30 vjetëve populli kishte nënshkruar referendum për liri, edhe në vitin 2021 duhet të bëjmë referendum dhe duhet të deklarohemi për ndryshime demokratike që sjellin punësim dhe drejtësi. Fitorja e madhe do të jetë një ndryshim për të gjithë juve pa diskriminuar asnjë njeri. Ne jemi të parët sepse nuk ka kush të del tjetër”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, Osmani ka deklaruar se më 14 shkurt nuk mund të ndalet vullneti për ndryshim.