Kurti dhe Osmani takohen me kryetarin e Listës Serbe
16 mars 2021
| 17:01
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kanë takuar të martën edhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Kurti dhe Osmani kanë takuar të martën edhe përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve për t’u konsultuar për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kujtojmë se Kurti dhe Osmani kanë takuar dje kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa të premten do ta presin në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.