Kurti dhe Osmani takohen sot me Abdixhikun
19 mars 2021
| 11:19
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, do të presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, për t’u konsultuar për formimin e institucioneve, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Takimi pritet të zhvillohet në ora 14:30 në ndërtesën e Kuvendit.
Kurti dhe Osmani gjatë kësaj jave janë takuar me të gjithë liderët e partive politike, ku kanë diskutuar rreth formimit të institucioneve.
Fituesit e zgjedhjeve kanë marrë mbështetje nga disa parti të komuniteteve jo shumicë, por jo edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.