Kurti dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare

20 dhjetor 2024 | 15:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan të premten Marrëveshje të Bashkëpunimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të këtyre lojërave.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë i…