Kurti dhe Rizvanolli presin në takim ambasadorin suedez, bisedojnë për dialogun dhe zgjedhjet në veri

05 shtator 2023 | 16:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Duke biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund, theks të veçantë ia kanë dhënë diskutimit rreth Odes Ekonomike Nordike në Kosovë të themeluar sivjet dhe mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ata kanë diskutuar edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin në dritën e takimeve me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Athinë, ku është biseduar për planin për zhvillim të Bashkimit Evropian dhe fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit ka bërë thirrje që viti 2030 të synohet si afati deri kur BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshëm për zgjerim dhe anëtarësim.

Në takim është biseduar edhe për çështjet aktuale, përfshirë dialogun dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profili i organizatës “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) në “Facebook”…