Kurti dhe Rizvanolli sot mbajnë konferencë për medie

31 korrik 2022 | 09:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të mbajnë konferencë për medie.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Rizvanolli do të flasin në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes me Millennium Challenge Corporation për Programin Kompakt.

Konferenca do të mbahet në sallën e takimeve të Ministrisë së Ekonomisë, me fillim nga ora 12:00.

Ditë më parë Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në ceremoninë e Kongresit amerikan kanë nënshkruar marrëveshjen e programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Marrëveshja pritet t’i sjellë Kosovës mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe dy liderët institucionalë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përforcon qasjen…