Kurti dhe shefi i BE-së në Kosovë bisedojnë për sulmin e 24 shtatorit

06 tetor 2023 | 12:08

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Szunyog Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin në mes të Kurtit dhe Szunyogut.

Në këtë takim Szunyogu ka shprehur edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.

Me tutje, Szunyogu e ka njoftuar kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani triumfoi 2-0 mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të…