Kurti dhe Sveçla sot mbajnë konferencë

15 qershor 2023 | 08:11

Kryeministria ka njoftuar se në orën 08:30 kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për medie.

Raportimi i tyre do të ndodhë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që ka nisur në orën 07:00.

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës në vijë kufitare.

Policia ka bërë me dije se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për ta parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë  në Prishtinë. Të…