Kurti dhe Szunyogu ua dorëzojnë çelësat e shtëpive disa familjeve në Graçanicë
30 prill 2024
| 16:37
Kryeministri Albin Kurti bashkë me shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ua kanë dorëzuar të martën çelësat e shtëpive disa familjeve në Graçanicë.
Szunyogu ka theksuar se çdo çelës simbolizon një fillim të ri për familjet që janë përballur me sfida.
“Krenar për partneritetin e BE-së me Qeverinë e Kosovës dhe komunën në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të banimit”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”.