‘Kurti dhe Vetëvendosje po gëzohen shumë që po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e Thaçit’
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar në “Facebook” për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja vendet janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e tyre.
Gjoshi ka theksuar se Hashim Thaçi është pakrahasimisht përpara politikanëve si Albin Kurti, pa vizion dhe që nuk i njeh historia për asgjë.
“Sot Albin Kurti dhe Vetëvendosje po gëzohen shumë që po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e Hashim Thaçit”.
“Ky nuk është sukses, por mjerim për Kosovën dhe vitet e humbura për shkak të një njeriu – Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi.
Ai ka thënë se për një dekadë i ka mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës.
“Kurse sot krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit”, ka deklaruar Gjoshi.