Kurti dhe Vitia vizitojnë IKShPK-në

08 shtator 2021 | 17:25

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar sot Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për të parë nga afër hapësirat ku ruhen vaksinat anti-Covid.

Pas vizitës, Kurti ka falënderuar punonjësit e këtij instituti për punën që po bëjnë gjatë pandemisë Covid-19.

“Erdhëm këtu që të ju falënderohemi për punën, përkushtimin dhe kontributin të gjithë të punësuarve të cilët kanë kaluar 500 ditë që në mënyrë të pandalshme të palodhshme kontribuojnë në ballafaqimin me pandeminë Covid-19 e në veçanti tani në këto javë kur situata është rënduar për shkak të pasojave e të gjëra të variantit delta”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i pyetur për raportimin e viktimave të Covidit, ka thënë se nga fillimi i pandemisë kanë raportuar për çdo 24 orë.  “Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë. 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, ka thënë Ramadani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot me nderime…