Kurti dhe Vitia vizituan spitalin e pediatrisë në QKUK

12 qershor 2023 | 15:25

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arenliu, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, dr. Shkëndije Nuza, vizituan Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku u funksionalizua rezonanca magnetike që do të shtojë vëllimin e shërbimeve në sektorin publik.

“Shërbimi publik shëndetësor po zgjeron gamën diagnostike duke decentralizuar shërbimet, ofruar sa më afër qytetarit në spitalet regjionale dhe eliminuar listat e pritjes për shërbimet diagnostikuese me anë të Rezonancës Magnetike problem ky që ka përcjellë shërbimin publik me vite të tëra. Pas funksionalizimit të MRI-së në spitalin e Pejës muaj më parë, MRI-së në Spitalin e Pediatrisë këtë javë, pritet që edhe përgatitjet infrastrukturore për funksionalizimin e MRI-së në qytetin e Prizrenit të përfundojnë në vjeshtën e këtij viti”, ka theksuar kryeministr Kurti.

Ndërsa, ministri Vitia tha se ky shërbim i ri, do të mundësojë teknologjinë më të fundit të ekzaminimit për qytetarët në sektorin publik.

Në Klinikën e Radiologjisë gjatë ditës, në secilin prej aparateve të rezonancës magnetike, mesatarisht realizohen 20 deri 24 raste në ditë.

Me funksionalizimin e rezonancës magnetike e cila do të shërbejë vetëm për fëmijët, ky numër do të shtohet në 35-40 ekzaminime në ditë.

Aparatura radiologjike është donacion nga fondacioni “Sheikha Fatima”.

May be an image of 3 people, hospital and text that says 'SIGNA'

May be an image of hospital and text that says 'PHILIPS'May be an image of 4 people, newsroom and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të…