Kurti dhe Vuçiqi do ta nënshkruajnë deklaratë në Bruksel, shkruan media serbe
11 gusht 2022
| 08:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në takim duhet ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, mëson mediumi opozitar serb “Nova.rs”.
Sipas këtij mediumi, për tekstin e deklaratës janë marrë vesh në masë të madhe dhe pritet momenti i nënshkrimit.
Pala serbe pret që të diskutohet për vendimet e Kosovës për dokumentin për hyrje dhe për konvertimin e targave në RKS, por për Qeverinë e Kosovës kjo çështje është e mbyllur.
“Nova.rs” shkruan se deklarata që Kurti dhe Vuçiqi thuhet se do ta nënshkruajnë në Bruksel do ta mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zbardhjes së fatit të tyre.