Kurti dhe Vuçiqi mund të takohen në këtë muaj në Bruksel

04 korrik 2022 | 12:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë këtij muaj mund të ketë takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj slloven, Borut Pahor, presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka treguar se është konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Shumë shpejt, besoj gjatë korrikut do të ketë një takim edhe në nivel liderësh. Procesi ka vijuar dhe ka qenë shumë dinamik, por Kosova ka treguar se është konstruktive”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Osmani po qëndron në Slloveni për vizitë zyrtare ku gjatë mëngjesit të sotëm është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Pahor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Minsk “mbështet plotësisht”…