Kurti dhe Vuçiqi takohen më 15 qershor
09 qershor 2021
| 12:44
Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i BE-së, Peter Stano, ka bërë me dije se më 15 qershor do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në një konferencë për media, ai ka treguar se ky takim do të ndërmjetësohet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.