
Kurti: Dhuna ndaj grave, e papranueshme
19 gusht 2018
| 16:16
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dhuna ndaj grave në Kosovë është e papranueshme.
Ai ka thënë se kjo dukuri duhet të luftohet çdo ditë. “Dhuna ndaj grave e papranueshme, duhet luftuar përditë. Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes. Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/