Kurti: Dialog social para vendimit për rritjen e pagës minimale në Kosovë
21 nëntor 2019
| 13:33
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar që paga minimale në Kosovë të përcaktohet me numrin e orëve të punës dhe të ngritët varësisht nga paga mesatare në sektorin privat.
Kurti në një tryezë që ka organizuar me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, ka thënë se qeveria e ardhshme do të fillojnë një dialog social para marrjes së ndonjë vendimi për rritje të pagës minimale.
Ndërsa përfaqësuesit sindikatave që kanë qenë të pranishëm në këtë tryezë kanë shprehur qëndrimet e tyre për fuqizimin e organizimit sindikal dhe problemet e tyre.