Kurti: Dialogu i ri po bëhet që Serbia të marrë ulëse në BE

30 korrik 2018 | 13:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dialogu i Brukselit do t’i bëjë vend Serbisë në Bashkimin Evropian, por Kosovës nuk do t’i japë ulësen në OKB.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka theksuar se para nisjes së fazës finale të dialogut, fillimisht do të duhej të bëhet një analizë për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Kurti ka kërkuar nga grupet parlamentare që të bëhen bashkë dhe të formulojnë kërkesat që Kosova duhet t’i parashtrojë në dialogun me Serbinë.

Çështja e të pagjeturve dhe dëmet e luftës, sipas Kurtit, duhet hapur, gjithashtu, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dialogu i ri po bëhet jo që Kosova të marr ulëse në OKB, se ajo është në duar të Rusisë, por që Serbia të marrë ulëse në BE, se ajo është e varur nga shqiptarët. Ky dialog po ndodh, për shkak se Serbisë po i nevojitet. Qeveria duhet të sqarojë cili është kuptimi i saktë i shprehjeve normalizim, normalizim i plotë, kompromis i dhimbshëm e të tjerë”, ka thënë Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka uruar basketbollistët e përfaqësueses…