Kurti, diasporës: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë, regjistrohuni
25 prill 2024
| 08:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.
Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë që, sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.
E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë në 10-vjeçarin e ardhshëm.
“Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo, gjithashtu, duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit”, tha ai.
Më tutje ai i ftoi bashkatdhetarët të regjistrohen në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj të këtij viti.