Kurti: Distria Krasniqi, Republika e Kosovës

28 korrik 2024 | 12:23

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për fitoren e Distria Krasniqit në xhudo.

Ai ka thënë se disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta.

“Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Xhudistja jonë ka shënuar fitore ndaj indonezianes, Maryam Maharani, me ippon, kategoria -52 kg.

Në çerekfinale, Distria Krasniqin e pret izraelitja, Gefen Primo. Lufta nis pas rreth 20 minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla është…