Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë
07 maj 2021
| 15:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të planit të qeverisë 2021-2025, ka vërë me dije se do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë.
“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti ka thënë se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.
“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, ka thënë Kurti, duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillimviti financiar.