Kurti: Do ta shuajmë AKP-në, nuk do t’ju lëmë më të vidhni
Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti tha sot para deputetëve të Kuvendit se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.
Kurti ka thënë se për ta shuar AKP-në, fillimisht në Kuvend duhet të votohet për shkarkimin e Bordit të tij dhe më pas emërimin e ri të Bordit.
“Me AKP dhe ARKEP ne u dalim zot premtimeve tona për qytetarët. 50.28 për qind kanë votuar për fitoren tone, një fitore e paparë për Kosovën e pasluftës dhe kemi thënë që AKP do të shuhet dhe AKP do të shuhet, por që të shuhet AKP është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet Bordi se ka vjedhur shume, e ne nuk do t’i lejojmë. Janë paguar për të vjedhur merreni me mend. Janë paguar me rrogat më të larta në vendin tonë për të keqën më të madhe që e kanë sjellë në Kosovën e pasluftës. Kjo është arsyeja që na duhet një bord i ri që mision e ka shuarjen e AKP-së”.