Kurti: Do ta sjellim strategjinë për energji, ajo do të votohet në Kuvend

19 tetor 2021 | 12:07

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qeveria është duke punuar intensivisht në lidhje me strategjinë për energjinë e gazit.

Ai ka thënë se kanë qenë disa çështje që është dashur të qartësoheshin, siç janë kostoja e financimit, përdorimet potenciale të gazit dhe ndikimi i përdorimit të tij.

“Është çështje tepër e madhe ka të bëjë jo veç me energjinë, por edhe me sigurinë. Është jo serioze nëse ngutemi me marrë një vendim për 22 vjetet e ardhshëm”, ka thënë Kurti gjatë seancës së Kuvendit.

Më tutje, ai ka thënë se këtë strategji do ta sjellin në Kuvend.

“Kur e marrim gazin dikush duhet me paguar, se ne politikanët nuk e paguajmë por e paguajnë qytetarët”.

“Në bashkëpunim me MCC-në është bërë ky projekt. MCC-në s’ka javë që s’e kemi taku prej verës e tash, por s’ka kamera televizive që në vend të transkriptim të ketë xhirim live”

“Do ta sjellim strategjinë për energji, e cila do të votohet edhe në kuvend”, ka thënë Kurti.

Sipas tij fondet e MMC do të përdoren për çështje të tjera të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të turneut Masters të Indian Wells është publikuar…