Kurti: Do ta themelojmë Gjykatën komerciale (Video)
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet ta drejtojë qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se diasporën do ta bëjnë pjesëmarrëse në vendimmarrje dhe se të gjitha planifikimet dhe vendimet do t’i marrin bashkë me të.
Ai ka thënë për “Kosovapress” se Kosova ka Ministri të Diasporës, por që nuk ka pasur diasporë në ministri.
Kurti i cili është njeriu më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë Qeveria e drejtuar nga ai do të sjellë mërgatën brenda shtetit të Kosovës, dhe ashtu sipas tij, do të zhvillohet ekonomia.
Kurti ka thënë për se diasporën do ta vendosin edhe brenda institucioneve të Kosovës, dhe kudo në fushën ekonomike.
Sipas tij, ka nevojë për prodhim në ekonomi e punësim në shoqëri, para së gjithash për rininë dhe gratë.
Sipas Kurtit, deri tani diasporës nuk i janë krijuar kushte për investime, por këtë situatë do ta ndryshojnë me qeverinë e re, që siç theksoi ai, do të punojnë për sundim të ligjit dhe drejtësi të pakompromis.
Kurti i cili pret të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, po marrë pjesë në Kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve, i cili po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.
Sipas tij, ky kongres është dëshmi e shqiptarëve të suksesshëm, dhe një dëshmi e shqiptarëve të organizuar.
Ai ka thënë se qeveria e re e drejtuar nga ai, do të jetë dëshmi e sigurisë së investimeve për të gjithë ato biznese, dhe njëkohësisht e krijimit të urës për investimet gjermane dhe të tjera në Kosovë.