Kurti do të adresojë agresionin serb në Kosovë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

08 tetor 2023 | 15:23

Në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 16 tetor në Tiranë e ku të pranishëm do të jenë kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “do të përmend në adresimin e tij, edhe aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator”, ka thënë këshilltari  i tij Jeton Zulfaj, në një prononcim për “Kosovapress”.

“Më 16 tetor do të kemi samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ku do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Aty pritet të kemi edhe një marrëveshje të re për profesione, ku do të kemi edhe katër profesione të reja që do të njihen nga të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këtu janë kirurgët, mamitë, veterinarët…, të cilat do t’iu shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët. Me këtë po arrijmë të zgjerojmë numrin e profesioneve që do të njihen në rajon… Besoj se do të kemi edhe disa deklarata atë përbashkëta të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe transportin, për mbrojtjen e ambientit dhe një partneritet për klimën”, ka thënë këshilltari i Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur zyrtarisht gjendje të…