Kurti: Do të kontaktoj me të gjithë kryetarët e komunave

21 mars 2020 | 16:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të kontaktojë me të gjithë kryetarët e komunave për tu informuar rreth situatës.

“Sonte dhe nesër do t’i thërras të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës. Dua ti dëgjoj, të mësoj prej tyre dhe të shoh cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë mund të ju ndihmojmë si qeveri”, ka thënë Kurti.

Ndryshe kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje edhe…