Kurti do të marrë pjesë në forumin strategjik të Bledit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE), kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.
Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë komisionari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ai i Sllovenisë, Janez Jansha, kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, ai i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe Dubravka Shuica, nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.
Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë Covid-19.