Kurti: Do të punojmë që t’i zbatojmë marrëveshjet ekzistuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur të premten në Elbasan.
Kurti ka thënë se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet ekzistuese në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”.
“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e tij kanë qenë të kënaqur me mbledhjet e kaluara.
“Unë nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet me mbajtura dhe nuk dyshoj në qëllimet e mira”, ka thënë ai.