Kurti: Do të rrisim investimet në shëndetësi për 120 milionë euro
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mungesa e ilaçeve esenciale dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor kanë bërë që qytetarët të vdesin nëpër spitale edhe me sëmundje të shërueshme.
Gjatë një tubimi elektoral në Kamenicë, ai ka premtuar se do t`i rrit investimet në shëndetësi për 120 milionë euro.
“Erdhi dita që të rrisim investimet në shëndetësi për 120 milionë euro e të rregullojmë sistemin shëndetësor qysh në mandatin e parë katër vjeçar të qeverisë sonë. Dardana ka mbi familje dhe anëtarë të varfër nga skema sociale e cila iu ndan vetëm nga 80 cent në ditë, me neve në qeveri nuk do të ketë fëmijë dhe të moshuar të varfër e pastaj as qytetarë të varfër në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai është zotuar se me atë kryeministër nuk do të këtë asnjë familje në Kosovë e cila nuk do të këtë shtëpi. “Me mua kryeministër nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë, do të mbështesim gratë dhe vajzat duke garantuar të drejtën e trashëgimisë”, ka deklaruar Kurti.