Kurti: Do t’i fitojmë 2/3 e votave në zgjedhje

27 dhjetor 2020 | 12:17

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, duke thënë se Vetëvendosja do t’i merr 2/3 e votave në zgjedhjet e reja parlamentare të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim. Me intriga, me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë. Nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se LDK-ja kishte hyrë në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.

“LDK-së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, ka thënë ai, duke përmendur pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK-së.

“ Këmbëngulja e LDK-së për të marrë pozitën e kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe…