Kurti: Do t’i ndajmë 100 bursa për nxënësit e komunitetit rom
Kryeministri Albin Kurti këtë të mërkurë ka takuar komuniteti rom, për të cilët ka thënë se në strategjinë e Qeverisë së Kosovës është duke u punuar që të rritet barazia dhe përfaqësimi i këtij komuniteti.
Sipas Kurtit, këtë vit për komunitetin rom do të ndahen 100 bursa për studime dhe praktikë.
“Promovimin dhe punësimin e komunitetit rom dhe ashkalinj, do kërkojmë të bëhet mbledhja e të dhënave të secilit. 100 bursa për nxënësit e komunitetit rom për të studiuar. Sivjet kemi programin për 100 praktikantë. Do ta kemi një konferencë, ku do të diskutojmë për arritshmëritë e tyre. Gjatë verës do të hapet zyra për komunitete, e cili ka 1.5 milion euro për grante, për organizatat joqeveritare të komuniteti rom dhe medieve. Bashkëpunimi me juve shpresoj ta kemi edhe më tutje, që të kemi barazi dhe të njëjtë për të gjithë”, ka thënë Kurti.