Kurti do t’i shkojë në takim Thaçit

31 mars 2020 | 23:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, konfirmoi në emisionin DESKU në KTV se do t’i shkojë në takim presidentit Hashim Thaçi.

Por ai tha se s’do të shkojë për konsulta me të, por për t’i paraqitur qëndrimin e tij se s’jemi në situatë paszgjedhore.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë që ta paraqes në hollësi qëndrimin tim, duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri meqenëse ai do të ishte një lloj shkeljeje e Kushtetutës, sepse s’jemi në situatë pasgjedhore”, konfirmoi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Doli në punë, pas një mungese disa ditëshe. Ministrja…