Kurti: Do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe do të kemi edhe Qeverinë e re

26 dhjetor 2019 | 18:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një deklaratë për media ka thënë se sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë, për shtetndërtimin në Kosovë, meqenëse u konstituua Kuvendi i ri.

“Kuvendi është tempull i demokracisë dhe ligjvënies, prandaj jam i bindur se me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve”, ka thënë Kurti.

Ai beson se shumë shpejt do të formohet edhe Qeveria e re. “Me dashamirësi, me interesin e përgjithshëm para çdo lloj interesi tjetër, besoj se do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm Kuvendin”, ka deklaruar Kurti.

Kur është pyetur rreth ndonjë takimi të ri me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Kurti ka thënë se me të janë në kontakt të rregullt. “Ne jemi në kontakt të rregullt me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim dhe takime”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se nuk ka qenë befasi zgjedhja e Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni, por nuk mendoj se mund të ketë qenë befasi”, ka thënë Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikel Arteta ka debutuar si trajner i Arsenalit me barazim,…