Kurti dorëzoi në Kushtetuese komentet në lidhje me dekretin e shpallur nga presidenti
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dorëzuar komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20 pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga presidenti Hashim Thaçi, pak para orës 16:00 të premten e datës 30 prill.
“Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e presidentit nr. 24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Qeveria është duke kryer me sukses detyrat e saj kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Sot gjatë ditës komentet në Gjykatën Kushtetuese i kanë dorëzuar edhe Presidenca dhe LDK-ja.
(M.Q / Epoka e re)