Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit të përbashkët në Bruksel. Kurti tha se takimi filloi pozitivisht dhe u miratua deklarata për të pagjeturit që u shndërrua në marrëveshje.
“Ne e dimë që janë edhe mbi 1617 të pagjetur. Të familjet e tyre zemërimi dhe ankthi është shumë i madh”.
Kryeministri tha se në takim u prezantua edhe draft-statuti për Asociacionin.
Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.
“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”.
Ai thotë se ky draft do të duhej të merret parasysh nga ndërmjetësuesit.
Kurti thotë se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.
Kryeministri thotë se u kujtoi ndërmjetësve shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes bazë në 7 pika.
“Draft-vizioni i propozuar nga unë bazohet në vlera evropiane për trajtimin e komuniteteve”.
“Në vizionin e propozuar nga unë nuk kam përmendur vetëm Kushtetutën e Kosovës por edhe letrën e zonjës Mogerini që i kishte deklaruar në vitin 2015 ish-kryeministrit të Kosovës se nuk bënë të ketë nivel të tretë të pushtetit ekzekutiv”.