Kurti drejt takimit me Borrellin

18 mars 2023 | 09:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flas para nisjes së takimeve për dialogun në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit që e pati me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri Kurti tha shkurt se është vonë për takim me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duke mos u përgjigjur në pyetjet nëse do të ketë marrëveshje sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sot në Ohër po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.

Marrëveshja është propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhëneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Vuçiq, fillimisht do të zhvillojnë takime ndaras me Borrell dhe Lajçak dhe pastaj do të kenë një takim të përbashkët.

Në Ohër po qëndron edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit…